Sarri refuzon Boatengun, kjo është arsyeja

Futboll 05 Shtator 2019 22:26

Pavarësisht se ishte lidhur me një lëvizje këtë verë, mbrojtësi gjerman Jerome Boateng mbeti në Bayern Munich.

Mbrojtësi qëndror ishte i lidhur me një transferim te Juventus, por siç raportohet nga Tuttosport, Maurizio Sarri kundërshtoi ardhjen e gjermanit, duke preferuar të punojë me mbrojtësin italian Daniele Rugani.

Arsyeja?

Lojtari 31-vjeçar u stërvit veçmas në Bavari këtë verë, duke mos qenë fizikisht i gatshëm për këtë veprim dhe Sarri nuk dëshironte të mësonte sistemin e tij te Boateng, veçanërisht me Interin dhe Napoli të ngushtë në bishtin e Juventusit në garën për scudetto këtë sezon.

Mbrojtësi 25-vjeçar Rugani ishte i lidhur me shumë klube gjatë gjithë verës, veçanërisht afër Romës, por në fund mbeti me Bianconeri ashtu siç kërkohej nga Sarri, i cili është i prirur të shfrytëzojë mbrojtësin në sistemin e tij, duke u detyruar të mbështetet në atë pas dëmtimit të pësuar nga kapiteni Giorgio Chiellini në stërvitje, i cili do ta mbajë jashtë 35-vjeçarin për një minimum prej gjashtë muajsh.