Sarri shkon tek Juventusi – Tifozët napolitan kanë një mesazh epik për të

Futboll 21 Qershor 2019 08:24

Sarri u rikthye në Itali pas vetëm një viti por këtë herë tek Juventusi.

Tifozët e Napolit e quajnë si një tradhti këtë që iu bëri ish-trajneri i tyre.

Me tifozët është bashkuar edhe faqja zyrtare e Napolit e cila nëpërmjet Twitter-it i uron mirëseardhjen në një mënyrë të veçantë teknikut italian.

Drejtuesit e faqes zyrtare kanë dalë në qytet dhe kanë pyetur kalimtarët e rastit se çfarë i urojnë Sarrit.

Epike ishin komentet e qytetarëve të citët shprehen: “Fitofsh përsëri Europa Ligën” apo edhe rastet kur thonë : “Dalsh në vendin e dytë”.

Për më shumë ndiqni videon: