Sarri shqetëson tifozët e Chelseat me deklaratat për Higuainin

Futboll 01 Prill 2019 22:01

Gonzalo Higuain po kalon një sezon mjaft të vështirë. As largimi i tij nga Milani dhe transferimi te Chelsea nuk ka bërë që “El Pipita” të gjejë formën që ka pasur në sezonet e fundit.

Sulmuesi argjentinas në janar i është bashkuar Chelseat.

Për gjendjen e Higuainit, ka folur edhe Maurizio Sarri. Dyshja kishte punuar bashkë edhe në sezonin 2015/16 te Napoli, kur argjentinasi kishte realizuar 36 gola në Serie A.

“Higuain më ka thënë që këtu është e vështirë, pasi futbolli në Angli është më fizik dhe mbrojtësit janë të fortë”, ka deklaruar Sarri për Sky Sports.

“Në Angli edhe gjyqtarët janë më të ndryshëm me ata në Itali, prandaj ky është krejtësisht një futboll i ri për të”.

“Mendoj se atij i duhet kohë, por neve nuk na premton koha që ta presim. Prandaj, na duhet një Higuain në nivelet më të larta për këta dy muajt e ardhshëm”, përfundoi italiani.

Higuain ka realizuar tre gola në tetë paraqitje me Chelsean këtë stinor.