Sarri shqetëson tifozët e Chelseat me deklaratën për Hazardin pas ndeshjes

Futboll 12 Maj 2019 20:57

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri thotë se skuadra që ai drejton duhet të “respektojë” çfarëdo vendimi që Eden Hazard ka bërë për të ardhmen e tij.

Pas ndeshjes me Leicesterin, që u mbyll baras 0:0, Sarri ka folur për Hazardin duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e 28-vjeçarit.

Belgu është lidhur vazhdimisht me një lëvizje në Real Madrid në kohët e fundit dhe me një vit të mbetur në kontratën e tij mund të largohet nga ‘Stamford Bridge’ gjatë kësaj vere.

Sarri thotë se ai dëshiron Hazard të qëndrojë, por pranon se vendimi është jashtë kompetencave të tij.

“Ne e dimë se për tifozët Hazard është shumë i rëndësishëm. E dimë që Eden ka luajtur në Chelsea për shtatë sezone. Ai u përpoq në çdo ndeshje të bëjë më të mirën dhe tani është koha për të respektuar vendimin e tij. Unë shpresoj se ai do të mbetet me ne”, tha Sarri.

Chelsea ende duhet të përballet me Arsenalin në finalen e Europa League në Baku më vonë në maj, por paraqitja e Hazard ndaj Leicesterit mund të jetë e fundit në Premier Ligë.

“Eden sot ishte i lodhur, sigurisht, ai ishte në bankë”, tha Sarri.

Ylli belg i Chelseat e ka ka fituar çmimin e Playmaker-it në Premierligë si lojtari me më së shumti asiste këtë sezon (15).

Ndryshe, Chelsea ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, duke u renditur në vendin e tretë në Premier Ligë,.