Sarri trajner i Milanit

Futboll 17 Maj 2019 11:08

Marrëveshja në mes Maurizio Sarrit dhe Milanit është gjithnjë e më afër, me një kontratë trevjeçare.

Kështu të paktën raportojnë mediat italiane. Sportmediaset shkruan se sot pritet një takim mes Ivan Gazidis dhe Sarrit për t’i marrë “Po”-në këtij të fundit që sezonin e ardhshëm të drejtojë kuqezinjtë.

Raportet mes trajnerit italian dhe Chelseat janë në pikët më të ulët ndonjëherë, kjo pas pakënaqësisë së shprehur nga Sarri për ndeshjen miqësore që “blutë” e zhvilluan në SHBA ku mbeti i dëmtuar Loftus-Cheek.

Milani pritet t’i ofrojë Sarrit një kontratë trevjeçare dhe 3 milionë euro pagë neto në sezon.

Gjithashtu, ata duan të diskutojnë edhe për lojtarët që kërkon Sarri të ketë në skuadër.

Ndërkohë, Chelsea mund të kthejë sytë nga legjenda Frank Lampard që po arrin suksese me Derbyn./Insporti