Sarri trajner i ri i Lazios, ky pritet të jetë vendimi i tij për Muriqin

Futboll 04 Qershor 2021 10:16

Maurizio Sarri dhe Lazio janë shumë afër arritjes së një marrëveshje për të udhëhequr skuadrën për sezonin e ardhshëm. Mediet italiane e kanë bërë punë të kryer tashmë dhe se Sarri nga ky muaj do të Jetë trajner i Lazios, transmeton Insporti.com.

Sarri një trajner i respektuar në futbollin italian, ka filluar të bëjë planet për skuadrën se si do të duket në sezonin e ri dhe për fat të keq në planet e tij nuk bënë pjesë sulmuesi shqiptar i Kosovës, Vedat Muriqi.

Sipas medieve italiane, Muriqi nuk është në planet e tij dhe pritet që me shitjen e tij të bëhen transferime të reja.

Muriqi verën e kaluar u transferua të klubi lacian për shumën e 20 milionë eurove, por që nuk ka arritur të adaptohet me skuadrën dhe futbollin italian, duke shënuar vetëm një gol gjatë gjithë sezonit. 

Sarri herën e fundit ishte trajner i Juventusit, skuadër me të cilën e fitoi titullin e kampionit, ndërsa më parë ishte i Empolit, Napolit dhe Chelseat. /Insporti.com/

-->