Sarri u largua nga Chelsea, e rikujtojmë momentin më të paharrueshëm të tij

Futboll 16 Qershor 2019 17:17

Maurizio Sarri ka konfirmuar largimin nga Chelsea pas një viti për të marrë drejtimin e Juventusit në Serie A.

Tekniku italian gjatë një sezoni në Premier Ligë përfundoi në vendin e tretë pas Cityt dhe Liverpoolit.

Ai fitoi Europa League, pasi në finale mposhti Arsenalin, duke marrë kupën e parë si trajner në futbollin profesional.

Por, përveç suksesit në Europa Ligë, momenti i Sarrit te Chelsea që ndoshta do të mbahet mend më së gjati është finalja e Carabao Cup kundër Manchester Cityt.

Portieri 24-vjeçar, Kepa Arrizabalaga nuk pranoi të zëvendësohet edhe pse gjyqtari i katërt kishte dhënë sinjalin që në vend të tij do të futej Willy Caballero, duke mos e respektuar kështu urdhrin e trajnerit.

Ky ishte një moment i sikletshëm i italianit, pasi që në atë moment nuk i kishte gjërat në kontroll brenda skuadrës dhe nuk po respektohej autoriteti i tij.