Saunders vs Isufi – koha e fillimit, statistikat dhe kuotat e bastoreve

Sporte luftarake 18 Maj 2019 16:30

Billy Joes Saunders dhe Shefat Isufi sonte në Stevenage do të përballen për titullin e botës në boksin profesionist në versionin WBO në kategorinë super të mesme.

Saunders e kishte mbajtur për herët këtë titull, por e kishte humbur rastin ta mbrojë atë pasi kishte testuar pozitiv në doping test në Shtetet e Bashkuara, kurse tash në Evropë lufton sërish, madje kundër Isufit, boksierit me shtetësi gjermane, por nga Lugina e Preshevës, i cili në sfidën më të rëndësishme të jetës së tij, hyn si sfidues dhe si autsajder, sipas bastoreve.

Insporti raporton se ky duel pritet të fillojë në ora 23:00 sipas kohës sonë, kurse transmetimi i parameçeve në rrjetet televizive britanike, fillon rreth orës 20:30, por në program janë 9 meçe gjithsej.

Në matjet zyrtare kishte ndodhur një incident, të cilin e provokuar Saunders, i cili bëri shumë bujë në media dhe rrjete sociale, por Isufi duket i gatshëm për sfidën kryesore të karrierës.

Sidoqoftë bastoret dukshëm e favorizojnë boksierin britanik dhe kuota për fitore të tij është 1.01, kurse për fitore të Isufit është 19.00, që është dallim i hatashëm, raporton Insporti, duke u bazuar në kuotat e postuara online.

Madje që Saunders të fitojë më nokaut ose ndërprerje, kuota është vetëm 1.28, që i bie që gati nuk ia vlen të vihet kjo ndeshje në tiketat e kësaj fundjave.

Insporti do të ju mbajë të informuar lidhur me zhvillimet në dhe rreth kësaj ngjarjeje të madhe të boksit profesionist, kurse më poshtë mund ti lexoni edhe statistikat kryesore lidhur me të dy boksierët.