SC Gjilani merr vendim të papritur para derbit me Dritën

Futboll 12 Shkurt 2020 18:09

Të shtunën edhe zyrtarisht do të fillon edicionin pranveror në Superligën e Kosovës ku na presin disa takime mjaft interesante.

Por, vetëm një ditë më pas, në Gjilan zhvillohet derbi i madh në mes të dy rivalëve të qytetit, Dritës dhe Gjilanit, shkruan Gazeta Olle.

Për këtë takim, gazeta ka tentuar gjatë tërë ditës të merr ndonjë prononcim nga futbollistët e Gjilanit, por pavarësisht interesimit, përgjigja e tyre ka qenë e njëjtë, që klubi i ka ndaluar deklaratat para kësaj sfide.

“Nuk është problemi që nuk dua unë të deklarohem, problemi është se klubi na ka ndaluar të deklarohemi para derbit në mënyrë që të koncentrohemi sa më shumë në këtë sfidë”, tha njëri nga futbollistët e Gjilanit në kushte anonimiteti për gazetën.

E këtë takim, për gazetën e ka komentuar sulmuesi i njohur, Betim Haxhimusa.

Ky i fundit tha se pret tre pikë në sfidën ndaj ish-skuadrës së tij, Gjilanit.

“Kjo lojë është padyshim derbi më i madh në Superligën e Kosovës, por mund të them edhe në rajon, si në fushë ashtu edhe në tribuna me dy tifozëri si Intelektualët dhe Skifterat.

Kurse, dy ekipet kanë lojtarë cilësor brenda, ndërsa synimet janë të qarta pasi kërkohen trofe, por në fund besojë që ne do të dalim fitues duke ditur kualitetin që e kemi poashtu edhe karakterin fitues të ekipit.

Në derbi ne çdo herë luajmë për ta fituar e këtë e bëjmë më lehtë me përkrahjen e madhe të tifozëve të jashtëzakonshëm, Intelektualët, që janë më të mirët në Kosovë.

Unë mbetet të premtojë që do të jap më të mirën, që të marrim tre pikë dhe për të sjell gëzim te tifozët tanë”, tha Haxhimusa.

Aktualisht, Gjilani gjendet në pozitën e dytë me 32 pikë, me një pikë më pak e një pozitë më poshtë gjendet Drita

-->