SC Gjilani vazhdon fazën përgatitore në Kosovë

Futboll 29 Janar 2020 18:44

SC Gjilani ka rinisur fazën përgatitore pas pushimit dy ditor. Trajneri Gentjan Mezani pas rikthimit nga Antalia u kishte dhënë push m futbollistëve dy ditë, shkruan Insporti.com.

Gjilani për dhjetë ditë qëndroi në Antalia të Turqisë, duke i zhvilluar disa ndeshje miqësore.

Klubi gjilanas shfaqi ndeshje të mira duke treguar se janë të gatshëm për ta vazhduar garën për titull.

Njoftimi i SC Gjilanit:

“Nën drejtimin e trajnerit Gentjan Mezani, ekipi i Gjilanit pas kthimit nga Turqia, pasditen e sotme ka rifilluar stërvitjet.

Grumbullimi i futbollistëve kuqebardh ditën e sotme, erdhi pas dy ditëve pushim të dhëna për futbollistët e skuadrës pas rikthimit nga faza përgatitore e zhvilluar në Antalia të Turqisë. Në stërvitjen e sotme e cila u mbajt tek fusha ndihmëse, të pranishëm ishin të gjithë futbollistët e skuadrës, të cilët sot u vunë nën urdhëratë e shtabit teknik të skuadrës ku punuan për rreth dy orë.

Stërvitja e sotme nisi me vrapim të lehtë dhe ushtrime të programuara nga trajneri atletik, Korrado Sakone, i cili programin e tij stërvitës e vijoi edhe me disa ushtrime të tjera fizike.

Futbollistët sot gjithashtu punuan edhe në kordinim dhe ushtrime taktike, të cilat kryesisht ishin me top.

Skuadra stërvitjet pritet ti vijoj edhe ditën e nesërme, ku po punohet me ritme mjaftë të larta për fillim sa më të mirë në pjesën pranverore në Digitalb Kupë dhe Ipko Superligën e Kosovës në futboll”, ka shkruar SC Gjilani në Facebook.

-->