Schick tregon sesi shënoi nga mesi i fushës

Futboll 14 Qershor 2021 18:43

Sulmuesi i Bayer Leverkusenit, Patrik Schick ishte vendimtar me dy golat e tij të shënuar në fitoren ndaj Skocisë 2:0, shkruan Insporti.

25 vjeçari është shprehur i lumtur me fitoren e Çekisë ndaj skocezëve, të hënën.

Lexo edhe:

“Është gjithmonë e vështirë të luash kundër Skocisë. Por ne kemi lojtarë shumë cilësorë që të cilën e dëshmuam edhe këtë takim. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Sa i përket golit të dytë, e pash portierin jashtë vijës dhe provova me këtë goditje e cila doli e saktë ”, deklaroi Schick.

-->