Scholes jep dorëheqje pas vetëm 31 ditëve si trajner i skuadrës angleze

Futboll 14 Mars 2019 20:24

Paul Scholes ka dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit të Oldham Cityt.

Legjenda e Manchester Unitedit iu bashkua klubit në shkurt, por u largua pas vetëm shtatë ndeshjeve në drejtim, transmeton Insporti.

“Me pendim të madh kam vendosur të largohem nga klubi menjëherë. Shpresova që, të paktën, të përfundojë kontratën 18 mujore si trajner,” shkroi Scholes në një komunikatë.

Oldham Athletic v Yeovil Town - Sky Bet League Two

“Fansat, lojtarët, shokët dhe familja të gjithë e dinin sa krenar dhe i ngazëllyer isha që mora këtë rol. Pak kohë pasi mora rolin e kuptova se nuk do të mund të punoja siç e kisha ndërmend ta bëja,” shkruan ndër të tjerash Scholes.

Ai u largua nga posti pas vetëm 31 ditëve. Në shtatë ndeshje me Scholesin trajner, Oldham regjistroi vetëm një fitore.

Ai erdhi në drejtim të skuadrës kur ishte në pozitën e 14-të në Ligën e Tretë dhe e lë atë në të njejtën pozitë.

Ndeshja e tij e fundit ishte një humbje 2-0 nga lideri i ligës, Lincoln, të martën. /Insporti.com/