Schumacher do t’i nënshtrohet një operimi të vështirë në ditët e ardhshëm

Formula 1 11 Qershor 2020 12:09

Legjenda e Formula 1, Michael Schumacher do të ketë një operim të ri gjatë ditëve në vijim.

Gazeta franceze “La Dauphie” pretendon se gjermani do të shtrihet përsëri në spital pasi po vuan nga “osteoporoza dhe atrofia e muskujve”.

Kjo ka ndodhur pasi që ish-piloti i Ferrarit nuk ka lëvizur që nga viti 2013 kur pësoi një aksident me ski në Alpet Franceze.

Familja e Schumacher e ka mbajtur shumë të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore dhe kanë qenë të rezervuar në deklarata.

-->