“Schumacher është në gjendje kritike”

Formula 1 25 Nëntor 2020 17:26

Skocezi David Coulthard, një ish-pilot i Formula 1, ka folur për gjendjen shëndetësore të Michael Schumacherit.

Coulthard dikur kishte pasur dikur një konkurrencë të ashpër me Schumacherin në pistat e Formula 1.

“Unë e njoh Schumacherin pasi kemi garuar së bashku. Më vonë u takuam edhe në ndonjë aheng. Zbuluam se kishim interesa të ngjashme. Për të, familja ishte gjithçka”, ka deklaruar ai.

“Unë gjithmonë pëlqeja faktin se si ai dhe gruaja e tij rritën fëmijë”, tregon më tej Coulthard.

Lidhur me aksidentin me ski të Schumacherit, Coulthard është i vetëdijshëm se gjendja e tij është kritike, por ai po shpreson për shërimin e tij. “Sigurisht, të gjithë shpresojmë se Michael të shërohet, por situata e tij është ashtu siç është”, shtoi ish-piloti nga Skocia.

-->