Schumi dje mbushi 50 vjet – këto janë faktet që dihen për të

Formula 1 04 Janar 2019 10:39

Michael Schumacher dje mbushi 50 vjet dhe kjo ngjarje edhe një herë në ktheu në fokus gjendjen e tij shëndetësore, për të cilën interesohen miliona adhurues të tij dhe të Formulës 1.

Schumacher, i lindur më 3 janar 1969 është kampion i shtatëfishtë i botës në Formula 1 dhe fitues i 91 garave, të dyja këto rekorde që vazhdojnë të mbeten të paprekshme, përkundër shfaqjeve fenomenale të Lewis Hamiltonit viteve të fundit, raporton Insporti, duke iu referuar statistikave zyrtare të Formulës 1.

Si ndodhi aksidenti?

Më 29 dhjetor 2013, Schumacher pësoi një aksident të rëndë gjatë skijimit në qendrën Meribel, në Alpet Franceze. Ai po skijonte jashtë pistës kur skitë e tij rrëshqitën në një gur dhe më pas e humbi ekuilibrin dhe u përplas me kokë për një guri tjetër të madh.

Insporti citon autoritet lokale policore që kanë bërë të ditur se Schumacher ka “dalë nga pista e rregullt”, në terren ku zyrtarët e qendrës nuk marrin përgjegjësi dhe gjatë hetimeve është konstatuar se gurët kanë qenë të mbuluar me një shtresë të lehtë bore (rreth 10cm) dhe Shcumacher nuk e ka parë gurin mbi të cilin ka skijuar dhe ka humbur ekuilibrin.

Po të kishin qenë gurët e zbuluar, ose shtresa e botës të ishte më e madhe, ka pasur gjasa reale që të shmangej aksidenti.

Vendi i aksidentit të Schumacherit

Po ashtu, pas aksidentit është hetuar edhe arsyeja e çarjes së helmetës së tij dhe një nga teoritë e hetuesve ka qenë që pikërisht kamera që po mbante në helmetë (e ngjashme me GoPro dhe modelet që kanë mbajtës metalik), e ka çarë helmetën dhe më pas ka çfarë edhe kafkën e gjermanit, duke i shkaktuar lëndime të rënda në tru, raporton Insporti duke u bazuar në të dhënat e policisë franceze.

Schumacher më pas është transportuar me helikopter në qendrën më të afërt mjekësore, ka shpëtuar gjallë, por në koma dhe në koma ka qenë për vite me radhë.

Kur ka qenë i gatshëm, për shkak të privacisë dhe monitorimit më të mirë të gjendjes është transportuar në një pronë të tij në breg të Liqenit të Gjenevës ku po trajtohet nga një ekip i mjekëve që familjes së tij i kushton rreth 50 mijë Euro në javë.

Cila është gjenda e tij aktuale?

Meidat kanë spekuluar dhe kanë gënjyer shumë për gjendjen e Schumit dhe familja e tij i ka fituar dy procese gjyqësore, kur ka akuzuar mediat për lajme të rrejshme.

Shcumacher, përveç familjarëve të itj vizitohet nga një grup shumë i ngushtë i njerëzve dhe vizitori më i shpeshtë është miku i tij, ish shefi i tij në Ferrari dhe aktualisht Kryetari i FIA-s Jean Todt, i cili pohon se takohet dy herë më muaj me të, por nuk ka dhënë shumë detaje.

Në raportet e fundit për gjendjen e tij, Daily Mail ka shkruar se ai nuk është më i lidhur për shtrati dhe nuk merr frymë nëpërmjet tubave, kurse magazina Bravo ka shkruar se ka përpjekje për transportimin etij në një klinbikë në Teksas të Shteteve të Bashkuara, që është e specializuar për trauma të trurit, transmeton Insporti.

Drejtues të kësaj klinike janë shprehur se “asnjë klinikë në Evropë nuk merret me më shumë raste të ndjeshme të lëndimeve në tru”.

Trashëgimia

Schumacher është kampion i botës me Benettonin (1994 dhe 95) dhe me Ferrarin (2000 – 2004). Shtatë titujt e tij janë rekord (nga shoferët aktivë Hamilton ka pesë tituj dhe Vettel katër), 91 fitoret e tij, po ashtu janë rekord (Hamilton ka 78), kurse 68 pozita të para në start që i kishte fituar gjatë karrierës, si rekord është thyer nga Hamilton (83 herë në pole position).

Ai ka qenë për vite me radhë sportisti më i paguar në botë dhe kontratat e tij kanë pasur vlerë të përgjithshme mbi 500 milionë dollarë.

Djali i tij Mick Schumacher, i cili po skijonte me të kur ndodhi aksidenti është kampion aktual në Formula 3 dhe shumë ekspertë kanë parashikuar një të ardhme për të në Formula 1.

Në një nga deklarime te tij të rralla për publik, Mich Shcumacher ka thënë për RTL dhe e ka përkrahjen e babait të tij “që të merret si profesionist me autosport”.

Miliona njerëz vazhdojnë të jenë adhurues fanatikë të tij, kurse në një video montazh të kanalit zyrtar të Formulës 1 në youtube mund ta shihni se çka thonë rivalët e tij për të.

-->