Schweinsteiger rikthehet tek Bayerni?

Futboll 10 Mars 2019 10:22

Karl-Heinz Rummenigge është duke planifikuar ta kthejë në klub ish mesfushorin e skuadrës, Bastian Schweinsteiger.

Legjenda e klubit bavarez aktualisht është pjesë e skuadrës së Chicago Fire në Major League, transmeton Insporti.com.

Rummenigge ka thënë se komunikon shpesh me 35-vjeçarin dhe se ia ka bërë atij me dije se dera e Bayernit është gjithmonë e hapur për të.

“Bayerni është gjithmonë i interesuar të lidhet me ish-futbollistët e vet të rëndësishëm. Për shembull, do të më pëlqente sikur Bastian Schweinsteiger të kthehej te ne”, tha Rummenigge.

Nuk dihet se çfarë roli mund t’i ofrohet Schweinsteigerit në Bayern, por në të kaluarën është folur se atij mund t’i ofrohet pozita e drejtorit sportiv.

 

 

-->