Se sa i madh është Messi, e dëshmon ky reagim i Simeones

Futboll 02 Dhjetor 2019 23:36

Reagim vërtet epik ai Diego Simeones pas golit që realizoi Lionel Messi në super ndeshjen ndaj Atletico Madridit të dielën në mbrëmje, gol që i dha tre pikët blaugranave.

Pasi u bëri thirrje lojtarëve për të ndalur Messin me të gjitha mënyrat e mundshme, duke i udhëzuar dhe u bërtitur, madje ishte i gatshëm të hynte edhe vetë në fushë, në momentin që ylli argjentinas realizoi golin me vlerë tre pikëshe, Simeone nuk mund të bënte gjë tjetër veçse të duartrokiste bashkëkombasin e tij për atë finalizim fantastik.

Me të vërtetë epik reagimi i trajnerit i El Cholos të cilin mund ta shihni më poshtë.

-->