Sebastian Ogier dominon në Corsica Linea – Tour de Corse

WRC 08 Prill 2018 21:27

Gara në kampionatin botëror që është zhvilluar në Francë këtë vikend është fituar nga Sebastian Ogier me 36.1 sekonda diferencë ndaj vendin të dytë. Corsica Linea – Tour de Corse që ka për karakteristikë asfaltin, është dominuar nga francezi i cili gjatë të gjitha fazave ka qenë në vendin e parë me Ford Fiestan e tij.

“Jam shumë i lumtur me performancën tonë këtu. Ishte ditë shume e mirë të premtën ku ndërtuam një platformë për të shënuar këtë fitore. Nuk është asnjëherë e lehtë të kontrollosh shpejtësinë e madhe, mirëpo me këtë veturë po ndihem çdo herë më mirë”, ka thënë Sebastian Ogier.

Vendin e dytë e ka zënë Ott Tänak në Toyota Yaris, ndërsa në vendin e tretë është pozicionuar Thierry Neville. /Insporti.com

-->