Sefer Seferi rrëzohet dhe tallet nga kundërshtari – mësoni detajet

Sporte luftarake 29 Shtator 2019 16:35

Boksieri nga Afrika e Jugut Kevin Lerena shënoi fitore ndaj Sefer Seferit në duelin e zhvilluar në kempton park, para publikut të tij.

Jugafrikani Lerena fitoi me nokaut në rundin e tretë, duke e rrëzuar Seferin pasi dominoi që nga fillimi dhe e dërrmoi me goditje në rundin dytë, transmeton Insporti nga shkrimet e medieve të huaja për këtë meç.

Për Seferin kjo ishte humbj e dytë në tri meçet e fundit dhe kundërshtari i tij madje u tall me të pas meçit, duke thënë se kishte hyrë në meç me qëllim që ta “pensionojë” Seferin.

Seferi kishte mbetur i shtrirë në dysheme edhe pasi gjyqtari në ring numëroi deri në 10, pas rrëzimit të tij.

Meçi ishte i vlefshmë për titullin në federatën IBO – Internatioanl Boxing Organization dhe kjo është hera e pestë që Lerena e mbron këtë titull.