Seferi e Gjergjaj kthehen në ring – këto janë detajet

Sporte luftarake 12 Prill 2019 09:42

Nuri Seferi do të kthehet në ring pas një periudhe të gjatë rehabilitimi, kurse në të njëjtën mbrëmje me të do të paraqitet edhe Arnold Gjergjaj.

Dy boksieretë e njohur pe prejardhje shqiptare ka kohë që nuk kanë qenë aktiv në meçe të nivelit të lartë dhe kthimi i tyre do të mirëpritet nga adhuruesit e shumtë, sidomos në diasporë.

Në faqën e tij ne Facebook Seferi ka shprehur mirënjohje për adhuruesit e tij duke bërë të ditur njëherësh se në këtë ngjarje në ring do të ngjiten emra të njohur të boksit shqiptar në Zvicër.

Eventi i paralajmëruar të zhvillohet në 25 maj në Kirchberg të Zvicrës, paralajmëron se po ashtu në gjendje gatishmërie për duel, është edhe boksieri tjetër të njohur shqiptar, Arnold Gjergjaj.

Seferi njofton se kundërshtari i tij do të jetë boksieri gjerman, Kai Kurwaha.

“Kundërshtari im është gjermani me shumë përvojë, Kai Kurwaha, i cili gëzon famë botërore. Gjithashtu do të zhvillohen 4 ndeshje profesioniste ku do të boksojnë shqiptarë tashmë të afirmuar edhe në arenën ndëkombëtare”.

Seferi mes tjerash ai ka shprehur mirënjohje për fansat e tij duke shkruar; “Sigurisht që dua ta falënderoj nga zemra çdo Shqiptar që po jep kontributin e tij në realizimin e kësaj ngjarjeje, që për mua mban vetëm një emër -Mirënjohje.”

Në këtë  event do të zhvillohen  katër meçe profesioniste me boksierë shqiptarë të afirmuar edhe në arenën ndërkombëtare.

Në anën tjetër për kundërshtarin e Gjergjajt dhe detajet tjera të meçit të tij, organizatorët pritet të informojnë opinionin në ditët në vazhdim.