Seferi të shtunën ngjitet në ring

Sporte luftarake 22 Maj 2019 17:53

Boksieri i njohur shqiptar, Nuri Seferi do të ngjitet në ring këtë të shtunw. Ai do të ndeshet me boksierin me nënshtetësi gjermane Rad Rashid.

Meçi do të zhvillohet të shtunën nga ora 20:30 në Sporthalle Grossmatt Kirchberg, shkruan albinfo.ch, përcjell Insporti.com.

Ai ka kërkuar përkrahjen e bashkatdhetarëve për këtë meç, ashtu siç e kanë përkrahur gjithnjë deri më tani.

Seferi është përgatitur shumë për këtë ndeshje, derisa shprehet shumë i motivuar, dhe beson se do t’i bëj krenarë të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Nuri Seferi është një nga boksierët më të mirë shqiptarë, duke luftuar gjithmonë me ngjyrat kuqezi.