Sekreti i Guardiola-s në stërvitje (Foto)

Futboll 04 Mars 2018 15:19

Pep Guardiola llogaritet njëra nga trajnerët më të mirë në botë, bazuar në rezultatet që i ka arritur me ekipet që i ka menaxhuar, por po ashtu edhe për mënyrën se si i udhëheq stërvitjet e lojtarëve.

Edhe më herët ka pasur informacione se lojtarë të ndryshëm kanë përdorur murin që të aftësojnë veten, madje kjo dihej për ish-lojtarin e Manchester Unitet, Eric Cantona, por edhe për lojtarë të lojës së cricket si Don Bradman.

Por, duket se Guardiola e ka dërguar këtë lloj të stërvitjes në një nivel tjetër, duke e përfshirë të gjithë skuadrën në ushtrime të tilla.

Qëllimi i këtyre stërvitjeve është që të mos lihet topi të prek tokën pas kthimit nga muri, duke u renditur lojtarët njëri pas tjetrit për ta goditur topin në mur dhe lejohen vetëm tri prekje për lojtarë.

Kjo mënyrë e bashkëpunimit të lojtarëve dhe “loja” në stërvitje që po aplikon Guardiola, duket se ka revolucionarizuar stërvitjet e Manchester City-t.

Disa fotografi të publikuara, kanë vënë në dukje këtë mënyrë të aplikuar nga Pep me lojtarët e Manchester City-t në stërvitje.

Vlen të shihet sa do t’i hyjë në punë kjo metodë edhe sot lojtarëve të “Citizens” në ndeshjen kryesore të kësaj javë në Premier League, që e zhvillojnë kundër Chelsea-t të Antonio Conte-s, në stadiumin “Etihad” me fillim në ora 17:00. /Insporti.com


-->