Seks në banjon e diskotekës, arsyetimi qesharak

Futboll 21 Nëntor 2019 18:00

Një video hot prej 15 sekondash, në banjën e një diskoteke, e filmuar pa dijeninë e tij pas ndeshjes ndaj Vis Pesaros, ditën e shtunë në 17 nëntor, i ka kushtuar shtrenjtë portierit të dytë të klubit italian Reggiana, Mateo Voltolini. Ai u pezullua një javë nga të gjitha aktivitetet sportive.

Lojtari në një moment të mbrëmjes, hyri në banjë së bashku me një vajzë dhe kryen marrëdhënie intime. Ata nuk e kuptuan që dikush te banjoja ngjitur po i filmonte nga lart, teksa videoja u bë virale në rrjetet sociale. “Nuk e dija që po më filmonin”, është shprehur portieri i dytë i Reggianas, pasi videoja u shpërnda me shpejtësi.

Voltolini dhe vajza, ngritën një padi kundër personave të panjohur që i filmuan, teksa presin të zbulohet autori. Pas bërjes publike të videos, klubi italian, dëshironte të jepte një sinjal të fortë, teksa e pezulloi portierin me një jave.

-->