Seks në takimin e parë në toalet me tenistin e njohur, modelja që la nën hije Georginan e Ronaldos (FOTO)

Sporte tjera 05 Nëntor 2019 14:32

Argjentinasja Jimena Baron ka arritur të bëjë “të pamundurën”, duke lënë nën hije Georgina Rodrigrez, në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve MTV.

Bëhet fjalë për këngëtaren dhe aktoren, e cila kishte zgjedhur një ”stajling”, të çuditshëm, por njëkohësisht edhe provokativ.

Megjithatë, ajo nga shumëkush njihet për lidhjen me tenistin e njohur Juan Martin del Potro dhe martesën me ish-sulmuesin e Romës, Pablo Osvaldo.

Madje, në Argjentinë flitet se me Del Potron ajo ka bërë seks në toalet, që në takimin e parë.

“Disa nga informatat tuaja janë të sakta. Jam takuar me Del Potron në atë ndejë dhe kemi biseduar. Ai ishte me miqtë e tij, unë gjithashtu me shoqëri. Nuk jam grua e atij lloje që bën seks në toalet, në një shtëpi të zhurmshme. Këtë e bëj në shtëpi, në shtrat, ku e di që gjithçka do të jetë perfektë”, ka thënë Jimena, por mediat kanë insistuar se, megjithatë, diçka e tillë ka ndodhur.

Ndryshe, Jimena është e njohur edhe për postimin e fotove të shumta, në disa raste krejtësisht e zhveshur, në profilin e saj në Instagram.