Seks-skandal i ri në sport: Sportisti i dërgonte 13-vjeçares foto pornografike, rrezikon shtatë vite burg

Sporte tjera 09 Gusht 2019 16:02

Pavarësisht se kanë mbetur mbrapa skandalet e dopingut, sporti australian është goditur nga një seks-skandal së fundmi.

Mediat lokale raportojnë se ky skandal ka të bëjë me një sport dimëror, ku një sportist 20-vjeçar, i ka dërguar foto pornografike drejt një sportiste, shkruan Zëri.info.

Prindërit e vajzës e kanë raportuar rastin në polici, duke pohuar se sportisti, emri i të cilit është mbajtur anonim ka dërguar intime te vajza në fjalë, e cila është vetëm 13-vjeçare.

Tutje, raportohet se ai nuk kishte dërguar vetëm foto, por edhe video që tregojnë organet e tij gjenitale.

Sportisti i ka mohuar të gjitha akuzat, duke thënë se ai nuk ka të bëjë aspak me këto.

Nëse sportisti shpallet fajtor, atëherë mund të dënohet me shtatë vite burg.

-->