Selektori i Blegjikës flet për të ardhmen e Hazardit

Futboll 16 Korrik 2018 22:58

Selektori i Blegjikës Roberto Martinez beson se Eden Hazard është i gatshëm të jetë lider në çfarëdo skuadre që luan.

Pas paraqitjeve fantastike në Kampionatin Botëror, ku udhëhoqi Belgjikën drejt vendit të tretë, Hazard mund të largohet nga Chelsea, ku interesimin më të madh për të e ka shprehur Real Madridi. “Ky është momenti i duhur që Hazard të provojë diçka të re në karrierë”, ka thënë Martinez për Cadena Ser.

“Ai ka shumë pjekuri dhe është një lider i vërtetë. Loja e tij bazohet në talentin që ka. Hazard mund ta udhëheqë çfarëdo projekti kudo në botë, pasi është në formë jetësore”. “Lojtarëve u duhen sfida të reja. Ndoshta do të ishte gjëja më e mirë që Chelsea dhe Hazard të ndajnë rrugët.

Do të isha shumë i befasuar nëse asnjë ofertë nuk do të shkonte në adresë të Chelseat për të”, ka përfunduar trajneri i kombëtares së Belgjikës. Hazard është pjesë e Chelseat që nga viti 2012 ku është transferuar nga Lille.

-->