Senad Gashin e pret sfida e karrierës – kështu po përgatitet

Sporte luftarake 15 Prill 2019 11:30

Senad Gashi në fundjavë do të zhvillojë meçin më të rëndësishëm në karrierën e tij si boksier profesionist.

Boksieri nga Peja, në dy meçet e fundit të profilit të lartë ka pësuar humbje dhe duhet që në Londër të mundë Dereck Chisoran, nëse dëshiron të mbettë në “listën A”, të boksierëve në Evropë.

Insporti raporton se Gashi fillimisht kishte humbur me diskualifikim nga Tom Schwarz në Gjermani dhe më pas u mund edhe nga Carlos Takam në Angli.

Meçi me Chisoran zhvillohet të shtunën në O2 Arena në Londër, kurse në sparing për këtë meç, Gashi ka bërë sparing edhe me ish kampionin e botës në kategorinë e rëndë në versionin WBC, uslan Chagaev.

Insporti, duke u bazuar në statistikat zyrtare, raporton se Chisora nga 38 meçe në boksin profesionist ka 29 fitore dhe 9 humbje, ka qenë kampion evropian në versionin EBU, titull të cilin e kishte humbur nga Tyson Fury, më 2014 dhe nuk e kishte kthyer asnjëherë.