Sensacioni i Wimbledonit: Jam lesbike dhe krenare për këtë

Tenis 08 Korrik 2018 15:15

Alison Van Uytvanck është sensacioni i Wimbledonit – ajo po shkëlqen.

24 vjeçarja nga Belgjika është kualifikuar në mesin e 16 më të mirave pasi e mposhti numrin një të botës, tenisten spanjolle, Garbine Muguruza, ndërsa në rundin e parë e mposhti Anett Kontaveit.

Ajo bëri publike në mars homoseksualitetin e saj, e cila në Wimbeldon, pasi e mposhti Muguruzan, e puthi partneren 20 vjeçare, Greet Minnem.

“Nuk mendoj që ndihem më e çliruar tani, vetëm vendosëm që ta mos e mbajmë në vete, të bëjmë publike. Është njëjtë për mendimi timin, si me femër, si me mashkull”, tha ajo.

“Nuk jam e sëmurë, nuk kam asnjë problem, jam e lumtur që kam qenë në gjendje t’i them edhe vetës se jam lesbike, po”, shtoi mes tjerash ajo. /Insporti.com/

 

-->