Sensacioni Kinsey morri mesazhe nga lojtarët e Liverpool

Futboll 09 Qershor 2019 14:43

Modelja Kinsey Wolanski është vënë në qendër të vëmendjes, aq sa “The Sun” ka zhvilluar një intervistë të gjatë me personin më të famshëm të finales së Champions League, që u fitua nga Liverpool.

Modelja me origjinë ruse ka treguar gjithçka ndodhi natën e 1 qershorit në Madrid dhe ngjarjet pasi ajo hyri në fushë duke u parë nga e gjithë bota.

“Për momentin po mendoj të dal në pension kur të jem 30 vjeçe sepse do të kem para mjaftueshëm. Kapërcimi në fushën e finales së Champions League do të më ndihmojë ta arrij këtë. Po planifikoj të bëj kalime të tjera të mëdha që të rris profilin tim”, tha fillimisht 22-vjeçarja.

Modelja rrëfen se nuk e kishte idenë se çfarë ishte një finale e Champions League, por i dashuri i saj, Vitaly Zdorovetskiy i tregoi planin dhe të gjithë detajet, që kishin si qëllim reklamimin e kanalit të tij, me përmbajtje për të rritur.

Kur Vitaly më tha për të bërë këtë gjë, sinqerisht nuk e dija sa gjë e madhe ishte finalja e Champions League. Nuk e kisha idenë se do të më shikonte e gjithë bota. Por, unë thash po menjëherë, thjesht më pëlqen të bëj gjëra të çmendura, vetëm një jetë kemi”, rrëfen Kinsye më tej.

Ajo u ndal të tregojë edhe të gjithë ngjarjet në stadium, ku rrëfeu se ajo iu kishte treguar tifozëve të Liverpool se çfarë do të bënte dhe ata nuk e besuan, gjithsesi ajo bindi njërin që ta filmonte me celularin e saj, të cilin ai ia kishte kthyer pas ndeshjes.

“Njëri nga tifozët mori telefonin tim dhe më tha se do të më filmonte, që e bëri në fakt. Për më tepër që erdhi dhe më takoi pasi dola nga burgu dhe më ktheu telefonin. Kishte kaq shumë entuziazëm tek tifozët e Liverpool, aq sa askush nuk e vuri re që unë u nisa drejt fushës. Ishte emocionuese dhe realisht nuk e mbaj mend mirë se çfarë ndodhi, ishte një turbullim në nxitim.”

Modelja zbuloi se pas ndeshjes ajo ka marrë disa mesazhe filtruese nga lojtarët e Liverpoolit, edhe pse nuk pranoi të flasë me emra.

“Nuk do të zbuloj emrat, por disa nga lojtarët e Liverpool më kanë dërguar mesazhe filtruese pasi hyra në fushë. Njëri më dërgoi disa zemra, e një tjetër më tha se më kishte parë në fushë. Sinqerisht nuk i njihja ata derisa pashë profilet e tyre. Nuk iu përgjigja sepse unë e kam një të dashur”, shtoi Kinsey.