Serbët në panik nga Behrami

Futboll 19 Qershor 2018 11:17

Ditë më parë, përfaqësuesja e Zvicrës bëri një paraqitje fantastike kundër favoritit kryesor të Kampionatit Botëror në Rusi, kombëtares së Brazilit, me të cilën barazoi 1-1.

Ylli i brazilianëve, Neymar, nuk arriti të shfaq magjinë e tij dhe kjo për shkak të një lojtari në radhët e zviceranëve, mitrovicasit Valon Behrami, i cili impresionoi në fushë duke mos e lejuar të marrë frymë futbollistin më të shtrenjtë të globit.

Për këtë arsye, mediat serbe kanë filluar të shkruajnë në panik, se Behrami mund edhe të mos paraqitet në ndeshjen e radhës të Zvicrës kundër Serbisë, pasi gjithnjë sioas shtypit në Serbi, Behrami është ankuar për një lëndim dhe mund të mungoj.

Mirëpo, nga kampi zviceran nuk ka asgjë zyrtare sa i përket këtij spekulimi, e për më shumë as shtypi zviceran nuk e pohon lajmin e publikuar në Serbi.

Më këtë, një gjë kuptohet, Valon Behrami, po shihet si njeriu më i rrezikshëm për t’i ndalur sulmet e Serbisë, pa anashkaluar edhe Xherdan Shaqiri, i cili po ashtu me Brazilin kishte njërën prej notave më të larta.

Ndeshja e radhës e grupit E në mes Serbisë dhe Zvicrës, zhvillohet të premten më 22 qershor me fillim në ora 20:00. /Insporti.com

-->