Serbët nuk kanë kufi me propagandë anti-shqiptare, ja shpikja e tyre e radhës

Futboll 16 Qershor 2018 17:00

Serbët vazhdojnë të dëshmojnë sëmundjen e tyre patologjike, urrejtjen ndaj shqiptarëve, të cilën e shprehin në çdo rast që u jepet mundësia. Ashtu siç u informoi dje Insporti.com, gazeta serbe Kurir.rs edhe sot ka vazhduar me shpikjet e saj, rreth, kinse sulmeve që po i përgatisin shqiptarët gjatë ndeshjeve të Serbisë në Kupën e Botës, në të cilën Serbia është në të njëjtin grup me Zvicrën, që në radhët e saj i ka edhe katër futbollistë shqiptarë.

Kurir.rs shkruan se fraksioni ballkanik i organizatës terroriste ISIS ka planifikuar gjakderdhjet e mëdha për futbollistët dhe tifozët e Serbisë, transmeton Insporti.com.

Sipas tyre, është kërcënuar edhe organizatori i Botërorit, madje është postuar edhe një video në të cilën shihen dronë duke hedhur bomba mbi stadiumet anembanë Rusisë, ndërsa porosia me zë dhe shkrim thotë: “Ne po u shohim. Kemi dronët tanë dhe do ju sulmojmë”!

Analisti politik Xhevad Galijasheviç mendon se kërcënimi duhet të merret seriozisht, ndërsa edhe Rusia duhet të ketë masat e sigurisë në nivelin më të lartë. Megjithatë, ai mendon se ISIS nuk do të sulmojë gjatë Botërorit.

“Nuk jam i sigurt për diçka të tillë, sepse kanë pësuar humbje të më dha në Siri dhe Irak. Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, për të cilën luajnë disa shqiptarë paraqet rrezik dhe mendoj se të gjithë, duke filluar nga shtabi Teknik i Serbisë e deri tek organizatori duhet të përqendrohen maksimalisht në aspektin e sigurisë. ISIS në Kosovë dëshmon se populli shqiptar ka urrejtje të madhe ndaj serbëve”, ka thënë Galijasheviç, përcjell Insporti.com.

Përafërsisht të njëjtin mendim e ka edhe analisti ushtarak serb, Milovan Drecun.

“Ndeshjet e mëdha janë mundësi ideale për të kthyer vëmendjen kah vetja dhe ISIS nuk e lëshon këtë rast, sidomos tani kur po pëson humbje të mëdha. Rusia është shtet serioz dhe sigurisht do të angazhojë edhe shërbime të vendeve tjera, sepse bëhet fjalë për një garë planetare”, ka thënë Drecun.

Ndeshja ndërmjet Zvicrës e Serbisë zhvillohet më 22 qershor dhe mbetet të shihet nëse deri atëherë do të ketë një “shpikje” të re nga serbët. /Insporti.com

-->