Serbi që refuzoi klubet serbe për shqiptarët

Futboll 24 Janar 2020 20:25

Është interesant me serbin e lindur në vitin 1995 në Beograd, Djordje Vukasinovic, që vendosi t’i bashkohet skuadrës me emrin aq shqip, Besëlidhja nga Lezha. Ky lajm jepet edhe nga sporti ditor i Beogradit “Sportski Zurnal”.

“Portieri Djordje Vukasinovic (24) ka luajtur një rol të madh në ekipin Singjelic për dy vjet e gjysmë, pas një aventure në Sopot, IM Rakovica, Karadjordjje nga Topola dhe Radnickin nga Obrenovci, tani është anëtar i Besëlidhjes nga Lezha, klub nga Shqipëria”, shkruan mes të tjera mediumi serb.

Edhe vet Vukasinovici e pranon se u prit mirë nga klubi shqiptar që po lufton për t’u ngritur në elitën e futbollit: “Drejtuesit e klubit më mirëpritën në mënyrë të shkëlqyeshme, kushtet e punës janë të shkëlqyera.

“Këtu janë tre serbë të tjerë  Dimitrije Cokic, Milan Djordjevic dhe Ivan Jovanoviq, kështu që është më e lehtë për mua të adaptohem në mjedisin e ri. Kishte oferta nga Serbia, por zgjodha zgjidhjen më të mirë”.  Klubet shqiptare i kanë kushtet me të mira se ato në Serbi, duke iu referuar edhe deklaratës së këtij portierit.

-->