Serbia mposht Portugalinë, kualifikohet tutje në Kampionatin Botëror

Futboll 14 Nëntor 2021 22:43

Serbia ka përmbysur rezultatin përballë Portugalisë në Lisbonë në minutat e fundit të ndeshjes me sulmuesin Mitrovic, duke arritur të kualifikohet tutje në Kampionatin Botëror, shkruan Insporti.

Renato Sanches pas dy minutave pas një asistimi nga Bernardo Silva kaloi Portugalinë në epërsi, derisa Tadic barazoi shifrat (33′).

Në minutën e fundit të takimit, Mitrovic realizoi për të arkëtuar pikët e plota që e sigurojnë tutje (90′).

Serbia tani kalon në fazën tjetër përmes grupit A si lider me 20 pikë, derisa Portugalia do garojë në play-off me 17 pikë të mbledhura.

/Insporti

-->