Serbia mposhtet nga Portugalia, shumë pak gjasa për kualifikim

Nations League 07 Shtator 2019 23:33

Serbia ka pësuar humbje si vendas ndaj Portugalisë me rezultat 2:4.

Carvalho dhe Guedes shënuan për epërsinë dyshifrore të Portugalisë para se Milenkovic të ngushtonte epërsinë.

Ronaldo shënoi për 1:3 ndërsa Mitrovic iu kundërpërgjigj.

Krejt në fund, Bernardo Silva realizoi për rezultatin përfundimtar 2:4.

Kjo humbje, i shuan edhe më shumë ëndrrat e serbëve për një kualifikim në Kampionatin Evropian teksa ngecin të 4-tit me 4 pikë të grumbulluara.

Megjithatë, Serbia e ka edhe një shancë tjetër, atë përmes Nations League, pasi që ka dalë e para në Ligën C.