Serena sfidon armiken e saj, i rrëmben edhe të fejuarin (VIDEO)

Tenis 12 Janar 2019 21:02

Në prag të turneut Grand Slam të Australian Open që nis ditën e hënë, tenistja amerikane Serena Williams ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’u stërvitur. Në kohën që ajo ka hyrë në fushë për t’u stërvitur ka takuar tenistin bullgar Grigor Dimitrov.

Dy tenistët janë stërvitur së bashku për disa minuta dhe më pas janë ulur të bisedojnë. Dimitrov ka qenë i fejuari i tenistes ruse Maria Sharapova. Kjo e fundit është konsideruar gjithnjë si armikja kryesore e Serena Williams, pasi dy tenistet asnjëherë nuk kanë shkuar mirë mes tyre.

Kohët e fundit janë shtuar seancat stërvitore mes tenistëve meshkuj e femra së bashku, që duket se preferojnë të shkëmbejnë disa topa me tenistët e gjinisë tjetër. Të dy tenistët përgatiten për Grand Slam e parë sezonal, që nis më 14 janar, në Melburn.