Serena Williams gjobitet me 10,000 dollarë – Kjo është arsyeja

Tenis 09 Korrik 2019 15:33

Shtatë herë fituesja e  Wimbledon,  Serena Williams është gjobitur me një shumë prej 10,000 dollarëve  për dëmtimin e fushës.

Incidenti ka ndodhur gjatë një seance stërvitore një ditë para fillimit të këtij viti, e ku u cilësua si dëmtim i barit, sipas organizatorëve.

Ajo është gjobitur edhe më parë me 10,000 dollarë në All England Club pasi që e ka shkatërruar e raketën e saj duke e goditur në fushë, gjatë një ndeshje ndaj Christina McHale në vitin 2016.

Bernard Tomic i Australisë u gjobit me çmimin e plotë Wimbledon prej 58,500 $, javën e kaluar për mos përmbushjen e “standardit të kërkuar profesional” gjatë humbjes së tij të rrallë 58-minutëshe nga Jo-Wilfried Tsonga.