Serena Williams: Ja si e zbulova që i ish-dashuri im kishte fëmijë

Tenis 09 Tetor 2019 17:54

Tenistja amerikane Serena Williams sot ka një jetë të qetë, mes fushave të tenisit dhe familjes. Ajo është martuar me Alexis Ohanian dhe së bashku kanë një vajzë, Olympia.

Gjithsesi, Serena nuk e gjeti bashkëshortin e saj “tak-fak”, ose “sa hap e mbyll sytë”. Ajo tregon se kur ka qenë e re dilte me një person, që rezultoi se ishte prind dhe nuk ia kishte thënë këtë gjë.

“Para shumë kohësh dilja me dikë. Kishim 6 muaj bashkë dhe nuk dija shumë për të. Në ‘google’ zbulova se ai kishte një fëmijë. Mbeta e shokuar”, tregon Serena Williams.

“Isha shumë e re asokohe dhe nuk dija shumë gjëra”, ka shtuar ikona e tenisit.

-->