Serena Williams kualifikohet në raundin e tretë në ‘Australian Open’

Tenis 22 Janar 2020 15:28

Tenistja amerikane, Serena Williams është kualifikuar në raundin e tretë të grand slamit ‘Australian Open’, raporton Insporti.com.

Për kundërshtare në raundin e dytë tenistja nga Amerika, pati tenisten sllovene Tamara Zidansek.

Williams e mposhti sllovenen Zidansek 6-2 6-3 në 78 minuta lojë.

Në duel Williams i bëri disa gabime të pazakonte gjatë seteve të Zidansekut, para se ta fitonte të gjithë ndeshjes.

Ndryshe, motra e Serenës, Venus Williams është eliminuar nga ky grand slam nga 15 vjeçarja Coco Gauff në ditën e parë.

Williams është në kërkim të titullit të 24-të në këtë grand slam dhe rrugëtimi i saj mund të jetë i lehtë, pasi është eliminuar edhe tenistja ruse Maria Sharapova. /Insporti.com/

 

-->