Sergio Ramos lëndohet një javë para El Clasicos me Barcelonën

Futboll 18 Tetor 2020 09:50

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, mund të mungojë në El Clasicon e javës së ardhshme në La Liga, pas lëndimit që e pësoi në humbjen e Madridit kundër Cadiz të shtunën.

Qendërmbrojtësi spanjoll e pësoi një goditje të fortë në gjurin e këmbës së majtë në pjesën e parë dhe nuk u kthye fare në fushë në pjesën e dytë, me Eder Militaon që e zuri vendin e tij në mbrojtje.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, mund ta ketë bërë këtë zëvendësim më shumë si masë parandaluese, por ai do të jetë në ankth derisa testet mjekësore ta tregojnë shkallën e dëmtimit të tij në ditët në vazhdim.

Ramos nuk do të ketë shumë kohë për t’u riaftësuar nëse lëndimi i tij është i rëndë, pasi Real Madridi e pret Shakhtar Donetskun të mërkurën në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve dhe e viziton Camp Nou të shtunën, për El Clasicon e parë në La Liga këtë sezon.

Më lëndimin e tij, hiç më pak se 14 lojtarë të Real Madridit kanë pasur probleme fizike që prej fillimsezonit.Momentalisht me probleme të tilla përballen Eden Hazard, Mariano, Martin Odegaard, Dani Carvajal dhe Alvaro Odriozola.

-->