Sergio Ramos sulmon “France Footbal” dhe i del në mbrojtje Iniestas

Futboll 26 Prill 2018 08:41

Revista “France Football”  e cila është përgjegjëse për dhënien e çmimit “Topi i Artë” është duke u shikuar me një sy tjetër, sidomos pas editorialit të kryeredaktorit të saj Pascal Farre, i cili me një “mea culpa”, pranoi se kanë gabuar që nuk e kanë shpërblyer asnjëherë Andres Iniestan me “Topin e Artë”.

Së fundmi rivali i Iniestas për sa i përket klubeve, por bashkëlojtarë i tij tek Spanja, Sergio Ramos, është deklaruar i indinjuar, duke hedhur akuza drejt “France Football”.

Ramos tha se nëse Andres Iniesta do të quhej Andresinho, atëherë pa dyshim se do ta merrte çmimin, duke aluduar se po të ishte brazilian, Iniesta do të shikohej ndryshe për këtë çmim.

“Nëse Andres do që quhej Andresinho, ai do ti kishte dy ‘Topa të Artë’ deri më tani”, tha Ramos.

Andres Iniesta kishte qenë dy herë  në top treshen e parë për “Topin e Artë”, kurse në vitin 2010 ishte cilësuar si favoriti kryesor për këtë çmim, pasi me golin e tij në finale të Botërorit, i siguroi Kupën e Botës Spanjës.

Kujtojmë se në dhjetë vitet e fundit, çmimi i “Topit të Artë” është dominuar vetëm nga dy lojtarë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, të cilët e kanë fituar nga pesë herë secili. /Insporti.com

-->