Seria A goditet nga koronavirusi – kjo skuadër lajmëron se gjashtë lojtarë kanë rezultuar pozitiv me Covid

Futboll 23 Korrik 2021 17:05

Pas Spezias që është goditur keq nga koronavirusi, një tjetër klub i Serie A ka regjistruar raste infektimesh brenda skuadrës.

Me anë të një komunikate zyrtare, Empoli lajmëron se gjashtë pjesëtarë të klubit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Ata janë izoluar menjëherë nga pjesa tjetër e grupit, teksa skuadra ku bën pjesë edhe Bedim Bajrami do të rikthehet pasdite në stërvitje.

Empoli kishte programuar një takim miqësor ditën e nesërme me Couiopelli, por e ka anuluar këtë sfidë për shkak të rasteve me koronavirus.

-->