Serie A i kushton tribute Salas

Futboll 08 Shkurt 2019 14:57

Klubet dhe lojtarët e Serie A i kanë kushtuar tribute ish-sulmuesit të Nantesit dhe Cardiff Cityt, Emiliano Sala, i cili u gjend i pajetë të enjten.

Sala ishte i zhdukur që prej kur avioni me të cilin po udhëtonte, humbi diku në Angli, më 21 janar, transmeton Insporti.

Mbrëmë vonë, u konfirmua se trupi i pajetë i sulmuesit është tërhequr nga rrënojat.

Interi, Napoli, Lazio dhe Milani ishin në mesin e klubeve të cilat postuan mesazhe ngushëllimi, poashtu edhe Fiorentina, klub i cili tragjikisht kishte humbur kapitenin, Davide Astori, vitin e kaluar.

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibay shkroi: “Mendimet e mia për familjen dhe më të dashurit e tij. Pusho në paqe.”

“Pusho në paqe, Emiliano. Gjithë fuqia ime shkon për familjen dhe miqtë e tu, në kohë kaq të vështirë,” shtoi sulmuesi i Fiorentinës, Giovani Simeone. /Insporti.com