Setien ka disa fjalë pas katër golave të Messit

Futboll 22 Shkurt 2020 23:46

Barcelona mposhti Eibarin me rezultatin 5:0, në një ndeshje ku Messi shënoi katër gola.

I kënaqur me fitoren ishte trajneri Quique Setien.

“Mund ta përballojmë të ardhmen e afërt. Skuadra është e përgatitur për atë që po vjen”.

“Ndonjëherë Messi afrohet në mesfushë për të ndihmuar. Ai është futbollist jashtëzakonisht inteligjent dhe gjithmonë kërkon opsionet e pastra. Kur futet në zonën e kundërshtarit, është i pandalshëm” ka thënë Setien.

“Messi sheh gjërat në fushë që unë nuk mund t’i mësoj atij në seancat stërvitore”.

“Mendoj se skuadra bëri mirë, edhe pse ka gjëra për t’u përmirësuar” ka shtuar ndër të tjerash trajneri.

Rezultati pozitiv do të jetë shtysë shtesë për Barcelonën, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve, të cilën e luan kundër Napoli.

-->