Setien padit Barcelonën, kjo është arsyeja

Futboll 01 Dhjetor 2020 17:08

Quique Setien çon në gjyq Barcelonën. Ish-trajneri ka paditur klubin blaugrana në lidhje me kontratën. 

Madje Setien i ka befasuar të gjithë në lidhje me shkarkimin duke nënvizuar se Barcelona nuk ia komunikoi asnjëherë zyrtarisht largimin nga detyra.

62-vjeçari e drejtoi Barcelonën për pjesën më të madhe të sezonit të kaluar teksa mori vendin e Ernesto Valverdes ndërkohë që u pasua nga Ronald Koeman.

“Barcelona nuk më ka kompensuar, madje nuk më kanë ofruar asgjë. Ata nuk më telefonuan për të më thënë se u shkarkova si trajner”, bëri me dije Setien për “Cadena COPE”.

Humbja 8-2 ndaj Bayern Munich në çerekfinalet e Champions League vulosi shkarkimin e Setien nga stoli i Barcelonës, me këtë të fundit që e mbylli aventurën te Barça pa fituar asnjë trofe.

-->