Setien publikon listën e lojtarëve të ftuar ndaj Real Madridit

Futboll 29 Shkurt 2020 23:42

Quique Setién ka ftuar 18 futbollistë për ndeshjen e së dielës me Real Madridin në ‘Santiago Bernabéu’.

Ndeshja që zhvillohet nesër do të jetë shumë e rëndësishme në luftën për titullin e La Ligës, Barça renditet e para me 2 pikë më shumë se Reali.

Për këtë ndeshje, zyrtarisht Jordi Alba ka lënë prapa dëmtimin dhe ka marrë dritën e gjelbër nga doktorët për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Ai është në mesin e 18 futbollistëve të ftuar për sfidën e së dielës.

Ter Stegen, N. Semedo, Piqué, I. Rakitic, Sergio, Arthur, Messi, Neto, Lenglet, Griezmann, Jordi Alba, Braithëaite, F. De Jong, Vidal, Umtiti, Junior, Collado dhe Ansu Fati.

Luis Suárez dhe Ousmane Dembélé ende janë të lënduar.

-->