Sezoni i artë i Mohamed Salah – Golat dhe aftësitë e tij (VIDEO)

Futboll 17 Mars 2018 20:56

Salah ka qenë magjik këtë sezon për Liverpool, nën drejtimin e Jurgen Klopp pas transferimit të tij nga Roma.

Muajve të fundit Mohamed Salah ka shpërthyer duke shënuar gola fantastik për Liverpoolin. Në ndeshjen e fundit të tij kundër Ëatford, Salah ka shënuar 4 gola dhe ka arritë në kuotën e 36-të golave në të gjitha garat këtë sezon.

Ky sezon për Liverpoolin ka dërguar Salah në një dimension tjetër të formës. Ai tanimë ka sezon më të mirë se Suarez dhe Torres, që kishin regjistruar shifra po aq të çmendura sa Mohamed Salah.

Kujtojmë se Mohamed Salah ishte lojtar, të cilin Mourinho e kishte larguar nga ekipi i Chelsea drejtë klubit të Fiorentinës. Salah nënshkroi më pas me AS Romën, për të përfunduar në stilin “heavy metal” të futbollit që aplikohet nga Jurgen Klopp.

Mohamed Salah deri më tani në Premier League ka shënuar  28 gola nga 30 ndeshje; në Champions League ka shënuar 7 gola nga 9 ndeshje; ndërsa në Kupën FA ka shënuar 1 gol nga 1 paraqitje.

Mohamed Salah në total këtë sezon ka shënuar 36 gola nga 40 ndeshje.

Këto janë golat dhe disa nga aftësitë e Mohamed Salah:

-->