Sezoni ‘Deja Vu’ i NBA – duket sikur jemi rikthyer në 2011

Basketboll 07 Nëntor 2019 23:34

Sezoni i ri në NBA ka filluar, por ai po ngjason shumë me sezonin e vitit 2011.

Emra të mëdhenj të basketbollit amerikan janë rikthyer furishëm në parket këtë edicion, duke bërë që të kemi kujtime të sezonit të para tetë viteve.

Rikthimi i Lakers, rënia e Warriors, transferimi i Westbrook tek Rockets dhe disa ngjarje të tjera janë ato që e bëjnë ligën interesante.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell disa fakte interesante që e bëjnë ligën të ngjasojë me atë të vitit 2011.

1: Derrick Rose është duke regjistruar 20+ pikë për ndeshje, sikur në kohën kur emërohej MVP i ligës.

2: Një yll evropian është duke udhëhequr skuadrën e Dallas Mavericks (Luka Doncic). Asokohe udhëhiqte Dirk Nowitzki.

3: Dwight Howard ngjason me bishën që ishte dikur, duke regjistruar 2+ bllokada për ndeshje.

4: Russell Westbrook dhe James Harden luajnë në të njëjtën skuadër (Houston Rockets). Asokohe mbronin ngjyrat e Oklahoma City Thunder.

5: Warriors janë një skuadër mesatare.

6: Lakers udhëheqin në konferencën lindore, të prirë nga një lojtar ‘i gjeneratës’.

Duket sikur jemi përsëri në vitin 2011. Basketbolli duket më i bukur.