S’gabon Juventusi, e mund Bolognan dhe kualifikohet në çerekfinale të kupës

Futboll 12 Janar 2019 22:49

Juventusi është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë pas fitores së sotme ndaj Bolognas.

Në ndeshjen të cilën e luajti si mysafire e Bolognas, Zonja e Vjetër doli fitimtare me rezultat të pastër 2:0.

Në minutën e nëntë Bernardeschi shënoi golin e epërsisë për Juventusin. Kurse golin e dytë e shënoi Kean në minutën e 49.

“Zonja e Vjetër” pas kësaj fitore e pret fituesin e takimit Atalanta – Cagliari për t’u përballur në çerekfinale.