Shakaja e Ismet Munishit: Nuk e kuptoj pse e ka bërë këtë Kloppi

Futboll 08 Maj 2019 10:34

Ismet Munishi është përkujdesur të vijë me ‘shakanë e javës’ pas turpërimit që i bëri Liverpooli Barcelonës.

Në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, skuadra e Liverpoolit mposhti Barcelonën me rezultatin e thellë 4:0, shkruan Insporti

Kësisoj, ‘Reds’ u kualifikuan në finale, duke e përmbysur disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë.

Trajneri kosovar, Ismet Munishi, ka thënë me shaka se Klopp ka luajtur me ekip të dytë gjatë gjithë sezoit.

“Nuk pe kuptoj pse Kloppi krejt sezonin paska lujtë me ekip të dytë”, ka shkruar në Facebook ish-trajneri i Vëllaznimit. /Insporti.com/