Shakohoxha e zbulon live: Hysaj ka nënshkruar me këtë skuadër

Futboll 12 Qershor 2019 08:43

Kombëtarja shqiptare mbrëmë fitoi 2:0 kundër Moldavisë, ndërsa pas ndeshjes, Elseid Hysaj ka folur për ndeshjen, por edhe për të ardhmen.

Shkodrani tha se aktualisht është pushimi dhe se ka kontratë ende me Napolin dhe nuk po mendonte gjë tjetër.

Mirëpo, nga ana tjetër, komentatori i njohur, Dritan Shakohoxha në emisionin “Kuq e Zi” është shprehur se Hysaj e ka vendosur të ardhmen e tij.

“Hysaj është diplomat i madh, por ai do të luajë me Interin sezonin tjetër. Ka mbaruar gjithçka, madje ka firmosur edhe kontratën”, zbuloi Shakohoxha.

“Ka zgjedhur edhe shtëpinë ku do të jetë tani afër Milanos. Pra janë mbyllur të gjitha, thjesht janë disa gjëra që duhet të fshehen, por Hysaj ka firmosur me Interin”.